AlbanianEnglish

Presidentët amerikanë ‘dyluftim’ për zgjedhjet në shtetin kyç të Pensilvanisë

Është e rrallë që Donald Trump të japë të njëjtin mesazh si Barack Obama dhe Joe Biden, por kjo ndodhi kur republikani dhe dy demokratët bënë fushatë në Pensilvani në të njëjtën ditë.

Të gjithë ‘armiqtë’ politikë u bënë thirrje amerikanëve në shtetin vendimtar: shkoni të votoni.

Joe Biden dhe Obama i konsideruan zgjedhjet si një betejë për demokracinë, ndërsa Trump tha se siguria e vendit dhe e amerikanëve ishin cështjet kryesore.

Zgjedhjet afatmesme të së martës në SHBA do të përcaktojnë kontrollin e Kongresit.

Të 435 vendet në Dhomën e Përfaqësuesve janë duke u kontestuar, ndërsa 35 janë në kërkim në Senat.

Në Pensilvani një diferencë e vogël ndan kandidatin demokrat për Senatin John Fetterman, 53 vjeç, nga republikani Mehmet Oz, 62 vjeç. Paraqitjet e dy ish-presidentëve dhe presidentit Biden në fundjavën e fundit përpara zgjedhjeve sinjalizuan rëndësinë e shtetit.

Fitorja e Trump në Pensilvani e ndihmoi atë të qeveriste në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2016, kur mesazhi i tij i zemërimit populist tërhoqi votat e qytetarëve.

Duke folur në Filadelfia të shtunën, Biden deklaroi se ndihej mirë të ishe në shtëpi, vendin e lindjes, teksa prezantonte kandidatin për guvernator.

Ai paralajmëroi turmën duke thënë se moskthimi i shumicës demokratike në Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senat do të nënkuptonte kufizime të mëtejshme për të drejtat e abortit dhe shkurtime në kujdesin shëndetësor publik.

*Tibo News

You don't have permission to register