
Prej moshës 5-vjeçare në timon, Rezarta Gjika ndër të paktat femra instruktore
Rezarta Gjika ka lindur e jetuar në Vlorë si dhe ka studiuar për ekonomi biznes në Universitetin e Vlorës. Ajo ka jetuar në Greqi për 10 vjet ku ka punuar si përkthyese e gjuhëve greqisht-shqip-anglisht. Pasi u largua nga Greqia, Rezarta u vendos në Suedi ku jetoi 2 vjet e punësuar si shofere në një kompani transporti. Në vitin 1992 i ati ka hapur një auto shkollën Gjika në qytetin e Vlorës, që sipas saj ka qenë e para në Shqipëri. Atë kohë Rezarta ishte 5 vjeç dhe u rrit në këtë biznes familjar, që iu kthye në pasion, pavarësisht studimeve dhe pasioneve të tjera të saj.
Kjo ishte ëndrra e saj më e madhe të cilën nuk e la mënjanë kurrë edhe pse iku jashtë vendit dhe studio për diçka tjetër. Arsyet e saj për të qenë instruktore një ndër to sepse rrugët dëshironte ti shihte të mbushura me femra në timon, të pavarura dhe krenare.
Në moshën 18 vjeçare Rezarta arriti të marrë patentën, por makinën e kam mësuar 5 vjeçe me jastëk se nuk më arrinin këmbët. Kjo për të bërë realitet ëndrrën e saj dhe për të jetëzuar sloganin e saj që është “Gratë në timon”.
Rezarta është instruktore e gjinisë femërore ndaj shprehet se tashmë ka po aq femra që i japin makinës sa edhe meshkuj. Vetë ajo ka patentuar një numër shumë të madh femrash. Meshkujt janë ata që e kanë instikt të drejtpërdrejtë, ndërsa femrat janë shumë të kujdesshme.