Prej 20 vitesh në Francë animatorja kthehet në atdhe

Edmonda Zhupa animatorja shqiptare prej 20 vitesh jeton në Francë, e larguar me dëshirën për një jetesë më të mirë pa e menduar që do të krijonte një rrugëtim të gjatë. Përgjatë gjithë kësaj kohe dashuria dhe mendja e saj mbetet akoma tek sporti, sepse ajo e konsideron si pjesë të vetvetes.

Por ky rrugëtim i saj ka qenë i gjatë dhe me plot sfida të cilat ajo vendos që sot ti sjellë në këtë rrëfim. Një jetë me sfida ulje ngritje, lot gëzimi dhe trishtimi, të gjitha këto Edmonda ka ditur ti përjetojë dhe tejkalojë në mënyrën e saj, ashtu duke dashur fort çdo gjë që e rrethonte.

Shumë vite në Francë Edmonda mësoi mbi gjithçka, mori dije dhe mësoi gjëra të reja, por aj oe quan si një borxh që ia ka vendit të saj kthimin dhe angazhimin për atdhe.