AlbanianEnglish

Prapavija e sulmeve të DigitAlb, çfarë fshihet pas kronikave kundër TIBO-s

Më 8 gusht 2022 DigitAlb koordinoi publikimin e dy kronikave në Top-Channel dhe TV Klan, të cilat synonin t’i bënin pis imazhin platformës TIBO.

Asgjë e re. Këto janë metodat e vjetra të të bërit biznes nga Digitalb. Baltë dhe sa më shumë lojëra të pista. Por kjo konfirmon edhe njëherë se konkurrenca në treg po ia shtrëngon lakun oligopolit, që prej dy dekadash ka mbajtur mbërthyer publikun në varësi të interesave personale të një grupi njerëzish me influenca ekonomike dhe politike.

TIBO sqaron opinionin se dy kronikat e 8 gushtit kanë si prapavijë dy zhvillime domethënëse.

I pari lidhet me gjyqin që Tibo ka me DigitAlb për prishjen e njëanshme të kontratës së parapaguar të bashkëpunimit.

E vërteta është se kjo platformë nuk konkurron në treg. Ajo ka mbijetuar kaq gjatë vetëm duke kapur kontratat përmes ndikimeve dhe ndarjes së tregut.

DigitAlb e prishi bashkëpunimin me TIBO-n për hakmarrjeje pasi dështoi të siguronte të drejtat e transmetimit të kampionatit italian të futbollit, Serie-A. Por çështja është në gjyq dhe llogaritë flasin rëndë për DigitAlbin, që do ta paguajë shtrenjtë dëmshpërblimin prej 8 milionë eurosh.

Zhvillimi i dytë ka të bëjë me tenderin e parë me garë të mbajtur për të drejtat e kampionatit shqiptar të futbollit. DigitAlb ka humbur sërish dhe nuk e përtyp dot faktin se për herë të parë në dy dekadat e fundit nuk do ta transmetojë ajo kampionatin shqiptar të futbollit.

Këto dy zhvillime janë arsyet e vërteta që shtyjnë DigitAlb-in në gjuajtjet me baltë, çdo gjë tjetër është sajesë.

You don't have permission to register