AlbanianEnglish

Postera provokues në Beograd: Zelensky është terrorist i NATO-s

Në qendër të Beogradit janë vendosur posterë me fotografinë e presidentit ukrainas  dhe me mbishkrimin “terrorist i NATO-s”. Këto posterë janë nënshkruar nga organizata e krahut të djathtë “Lëvizja Konservatore Nashi”.

Më 22 janar ato u vendosën në oborrin e televizionit N1 në Beograd, por edhe në hyrje të zyrës së gazetës Danas.

Në fund të vitit të kaluar, stafi i gazetës Danas mori kërcënime me vdekje, duke thënë se atyre do t’iu ndodhte njësojë sikurse gazetarëve të revistës satirike franceze Charlie Hebdo, që u vranë gjatë sulmit terrorist të vitit 2015.

You don't have permission to register