Porti i ri Turistik në Vlorë, Rama: Shqipëria do të integrohet në rrjetin e lundrimit turistik me 5 yje të Mesdheut

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga punimet që po kryhen në Portin e ri Turistik në Vlorë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se Shqipëria do të integrohet në rrjetin e lundrimit turistik me 5 yje të Mesdheut.

“Mirëmëngjes dhe me Portin e Ri Turistik, i cili do ta pasurojë së shpejti peizazhin e Vlorës së Rilindur edhe me jahtet e shumëmunguara të vizitorëve, duke e integruar më në fund Shqipërinë në rrjetin e lundrimit turistik me 5 yje të Mesdheut dhe duke hapur burim të ri domethënës rritjeje të punësimit, shërbimeve, të ardhurave nga ekonomia e detit, ju uroj të diel të qetë”, shkruan Rama në Facebook.