
Porsche do të bashkëpunojë me Google
Porsche është në bisedime me Google përsa i përket përdorimit të aplikacioneve të saj në navigatorët e modeleve të reja të makinave.
Një burim i Reuters thotë se prodhuesi i makinave luksoze mund të integrojë plotësisht softuerin e gjigantit të teknologjisë në automjetet e tij.
Kjo mund të lejojë që drejtuesit e këtyre makinave të përdorin aplikacione si Google Maps pa e lidhur navigatorin e automjeteve të tyre me celularin.
Raportet e mediave gjermane thonë se Porsche me parë ka hezituar që të përdorte softuerin e Google.
Firmat e teknologjisë nga Google tek Apple dhe Amazon janë në një garë për të kontrolluar panelet e prodhuesve të automjeteve.
Firmat duke përfshirë General Motors, Renault dhe Ford përdorin tashmë sistemet e Google në automjetet e tyre.
*TiboNews