
Porsche diskuton projekte të përbashkëta me Apple
Ceo i makinave sportive Porsche paralajmëron një bashkëpunim të ardhshëm me prodhuesin e Iphone, Apple.
Menaxherët e prodhuesit të makinave sportive Porsche në fund të vitit të kaluar udhëtuan në Shtetet e Bashkuara për të diskutuar projekte të mundshme të përbashkëta me prodhuesin e Apple.
“Ne tashmë kemi Apple CarPlay dhe do ta zgjerojmë këtë,” tha shefi ekzekutiv gjatë një video-konference mbi rezultatet vjetore të prodhuesit të makinave.
Ai tha se Porsche dhe Apple tradicionalisht bashkëpunojnë ngushtë, por shtoi se ishte shumë herët për të marrë ndonjë vendim për projektet e ardhshme.
Porsche po shqyrton mundësinë e hyrjes në Formula 1, por tha se nuk ishte marrë ende një vendim.
Mediat gjermane raportuan në janar se bordi mbikëqyrës i Volkswagen do të vendoste në fund të shkurtit nëse marka e tij luksoze Audi dhe Porsche do t’i bashkohen F1.