
Porche zotohet të kapë 80% të shitjeve vetëm me makina elektrike
Prodhuesi i makinave sportive Porsche ka prezantuar një objektiv ambicioz shitjesh për automjetet elektrike.
Marka e njohur gjermane është zotuar që deri në vitin 2030 të arrijë që më shumë se 80% të makinave të shitura t’i ketë të kategorive plotësisht elektrike.
Kjo u bë me dije nga Drejtori Ekzekutiv i Porsche, Oliver Blume, në konferencën vjetore për shtyp të kompanisë.
“E ardhmja e Porsche është elektrike,” tha Blume gjatë konferencës.
Ky objektiv aplikohet më parë për modelet e elektrizuara të Porsche në përgjithësi, të cilat përfshijnë gjithashtu hibride plug-in.
Taycan është makina e parë dhe e vetme tërësisht elektrike e Porsche deri më tani, por dy modelet e projekteve të ardhshme të kompanisë gjermane pritet të jenë Macan SUV në vitin 2023 dhe më pas për vitin 2025 makina sportive 718.
Blume tha se një version hibrid i makinës emblematike të markës sportive model 911 është duke u rishikuar, por nuk bëri të ditur se kur do të dalë në treg.
Volkswagen dhe aksioneri i saj kryesor Porsche arritën marrëveshje për të listuar dhe prodhuar pjesërisht modelet e Porsche AG, të cilat vlerësohen me një xhiro deri në 90 miliardë euro.
Një marrëdhënie e tillë do të përfshinte kalimin deri në 25 për qind të aksioneve të Porsche, shitjen e 25 për qind plus 1 aksion të zakonshëm në prodhuesin e makinave sportive dhe pagesën e 49 për qind të të ardhurave nga IPO për aksionerët e Volkswagen si dividend special.