Porche në dilema mbi çmimin me të cilin do hidhet në treg

Porche mund të dalë në treg me një çmim shumë më të ulët nëse insiston të ecë përpara me rritjen e pengesave ekonomike, informacion ky nga dy persona të përfshirë në listën historike prej shumë miliardë eurosh.

 

Perspektiva e një zbritjeje shumë më të madhe se zakonisht do të jetë një pengesë për familjet që shtyjnë ofertën fillestare për një financim më të kushtueshëm që nga makinat sportive, deri te ato ekektriket.

Pritshmëritë kanë qenë goxha të larta për makinën e markave luksoze, që janë në pronësi të prodhuesit më të madh të makinave në Evropë, Volswagen.

Disa e kanë vlerësuar Porsche me më shumë se 80 miliardë euro.

Megjithatë, disa nga njerëzit e përfshirë thanë se një ulje me e madhe se zakonisht mund të jetë pikërisht ajo që duhet në ato momente, kjo për sigurimin e saj si një nga debutimet më të mëdha në botë në tregun e aksioneve përballë luftës, kërcënimit të recesionit dhe mungesës së energjisë.

Porsche mund të duhet të pajtohet me 60 miliardë euro, tha një nga njerëzit, duke vënë në dukje se pronarët nuk do të pranonin asgjë më pak se aq.

Njerëzit ndanë vlerësimin e tyre, mes një debati më të gjerë rreth çmimit të një prej markave më prestigjioze të Gjermanisë.

Një nga njerëzit tha se pronarët e prodhuesit të makinave të shpejta kanë pikëpamje të ndryshme se sa lart duhet të vlerësohet.

Një person i tretë i përfshirë në përgatitjet tha se investitorët nuk kishin rënë dakord ende për një formulë vlerësimi.

Këtë javë, menaxhmenti i lartë i Porsche përshkroi planet e tyre të biznesit për investitorët.

 

Shefi i financës Lutz Meschke u tha gazetarëve se prodhuesi i makinave ishte “elastik financiarisht” dhe “i përgatitur mirë për hapat e mëtejshëm”.

Porsche vlerësoi të ardhurat prej më shumë se 38 miliardë në 2022, nga 33 miliardë në 2021, pavarësisht një rënie prej 5% në dërgesat në gjashtë muajt e parë të këtij viti.

Muajin e kaluar, Bernstein Research vendosi një gamë të gjerë vlerësimesh të mundshme për Porsche, nga 55 miliardë euro në 100 miliardë euro.