
Polonia ratifikon anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO
Dhoma e ulët e Parlamentit polak ka miratuar pothuajse njëzëri projektligjet që lejojnë Presidentin polak të ratifikojë pranimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO.
Projektligjet do të dërgohen tani në Senat. Deputetët votuan veçmas për pranimin e Suedisë dhe Finlandës.
Anëtarësimi i Suedisë në NATO u mbështet nga 442 deputetë, ndërsa i Finlandës nga 440 deputetë nga totali që është 460.
Të dy vendet nordike janë ftuar të bashkohen me Paktin e Atlantikut të Veriut gjatë samitit të fundit në Madrid.
Formalisht, pranimi duhet të miratohet nga të gjitha vendet anëtare të NATO-s.