Poloni, regjistrohet numri më i ulët i lindjeve që nga Lufta e Dytë Botërore

Polonia po shkon drejt plakjes për shkak të numrit të ulët të lindjeve. Enti Qendror Statistikor i Polonisë thekson se vitin e kaluar kanë lindur vetëm 305 mijë fëmijë, që është shifra më e ulët nga Lufta e Dytë Botërore. Numri i popullatës është ulur për 141 mijë gjatë vitit 2022, në 37,77 milionë. Rënia e numrit të popullatës regjistrohet në mënyrë të vazhdueshme, që nga viti 2012, me përjashtim të një rritje të lehtë në vitin 2017. Ulja e natalitetit në 2022 është si rezultat i 448 mijë vdekjeve dhe rreth 305 mijë lindjeve.

Mes viteve 2011 dhe 2021, numri i martesave është ulur për 841 mijë. E rëndësishme është të theksohet se numri i martesave me fëmijë është ulur me 1,2 milion, ndërsa numri i martesave pa fëmijë është rritur me rreth 373 mijë. Përgjatë një dekade, në Poloni, numri i marrëdhënieve informale u rrit ndjeshëm, me 75 për qind.