
Poloni- Kore e Jugut, marrëveshje për katër centrale të reja bërthamore
Qeveria polake nënshkroi një marrëveshje me Korenë e Jugut për të ndërtuar katër centrale bërthamore. Kryeministri polak theksoi se “teknologjia bërthamore është e sigurt, e pastër dhe miqësore me mjedisin”.
Polonia, po përballet me probleme serioze që janë pjesërisht për shkak të reduktimit të importeve të qymyrit nga Rusia. Fabrika e parë do të ndërtohet në qytetin e Koninit , në selinë qendrore, ndërsa tre të tjerat do të ndërtohen në vitet në vijim.