Politikani kroat ‘lëshon bombën’ për OBSH-në

Organizata Botërore e Shëndetësisë është si kartelet e Kolumbisë. Kjo është dearata e Mislav Kolakusiç, anëtarit të parlamentit kroat dhe ish gjyqtar që po xhiron rrjetin.

Organizata Botërore e Shëndetësisë po u bën presion vendeve që të heqin dorë nga aftësia për të shpallur pandeminë globale dhe të heqin dorë nga të drejtat sovrane të vendeve, tha aj. Deklaratat e tij erdhën gjatë një konference për shtyp me doktorin e njohur Malone. Mediat kanë publikuar pjesë nga konferenca për shtyp ku kanë veçuar këtë frazë:

“OBSH duhet të shpallet organizatë terroriste për shkak të dëmeve që ka shkaktuar dhe gënjeshtrave që ka përhapur. Sot do të ishte më e sigurt të nënshkruash kontrata me kartelet kolumbiane të drogës sesa me OBSH”.

Kjo nuk është hera e parë që OBSH akuzohet. Edhe ish presidenti Trump njoftoi se do të tërheqë fondet amerikane për Organizatën me justifikimin se paratë nuk po shkojnë për qëllime përfituese globale. Trump tha se gjithë ato pra nuk i mjaftuan OBSH-së të merrte masa për pandeminë. Madje akuzoi se OBSH me krerët e saj bashkëpunuan me Kinën duke mos treguar se nga erdhi koronavirusi.