Nisma e Britanisë si të jetë lider i politikave kundër duhanpirjes

Printimi me shkronja i paralajmërimeve shëndetësore në çdo cigare, do e bënte Britaninë lider botëror në politikat e ç’rrënjosjes së vesit ndaj duhanpirjes.

Prodhuesit e duhanit në Britani do të duhet të përdorin 8 paralajmërime të ndryshme që tek cigaret tek paketimi, sipas kërkesave të reja të Projektligjit të Paralajmërimeve për Shëndetin ndaj duhanpirjes.

Këto paralajmërime përfshijnë ‘Duhanpirja vret” dhe mesazhe të tjera për të theksuar efektet shkatërruese shëndetësore, koston financiare dhe detajet e kontraktit për këshilla për lënien e duhanit.

Konservatori Young i Cookham ka kaluar katër dekada duke lobuar që propozimi i tij të bëhet ligj. Ai e ngriti këtë propozim për herë të parë si ministër i shëndetësisë nën qeverinë e Margaret Thatcher në vitin 1979.

‘Kjo ka të ngjarë të jetë veçanërisht efektive në largimin e fëmijëve, të cilët priren të fillojnë të pinë duhan me cigare të hapura dhe jo me paketa. Ndërsa Anglia është padyshim ndër kombet më të suksesshme në botë në trajtimin e epidemisë së duhanit, ne jemi prirur të ndjekim dhe jo të udhëheqim kur bëhet fjalë për zbatimin e politikave të guximshme për të trajtuar këtë varësi vdekjeprurëse. Ky projektligj na jep mundësinë të jemi të parët, duke ndihmuar në çimentimin e vendit tonë si lider botëror në kontrollin e duhanit”.

Por administrata e Boris Johnson nuk e ka ofruar ende mbështetjen për projektligjin.  Projektligji nuk ka gjasa të përparojë në formën e tij aktuale për shkak të mungesës së kohës parlamentare për ta shqyrtuar më tej në House of Commons.