Policia zvicerane përdor plumba gome në protestën anti-Iran

Policia zvicerane ka përdorur plumba gome gjatë një proteste pranë Ambasadës së Iranit në Bern, teksa dy persona kaluan rrethojat e Ambasadës dhe hoqën flamurin iranian. Autoritetet nuk raportojnë për të lënduar në këtë protestë, e cila ishte një prej dhjetëra protestave të ngjashme që u mbajtën në mbarë botën, në solidaritet me protestat që po mbahen në Iran pas vdekjes së një 22-vjeçare.

Mahsa Amini vdiq më 16 shtator, pasi ishte arrestuar nga Policia e Moralit nën dyshimet se nuk kishte respektuar rregullat e veshjes së hixhabit. Që nga vdekja e saj, në Iran janë organizuar protesta.