
Policia në Turqi ndalon marshimet LGBTQ+
Policia turke spërkati me piper aktivistët LGBTQ+ dhe i tërhoqi zvarrë përpara se t’i prangosnin dhe t’i fusnin në autobusë.
UniKuir, një grup aktivistësh LGBTQ+ me bazë në Ankara, tha se të paktën 36 persona u arrestuan.
Javën e kaluar në Stamboll, policia shpërndau një marshim më të madh vjetor të LGBTQ+ dhe arrestoi më shumë se 300 njerëz.
Mijëra njerëz merrnin pjesë në marshimet vjetore në Stamboll, por vitet e fundit qeveria Erdogan dhe Partia e tij AK me rrënjë islamike, ka ashpërsuar qëndrimin e saj ndaj të drejtave të homoseksualëve.