
Policia kthen me traget në Itali disa tifozë të dhunshëm
Policia kthen me traget në Itali tifozët e dhunshëm.
Vendimi për largimin nga vendi të tifozëve problematikë erdhi pas akteve të dhunshme të tyre në zona të ndryshme të kryeqytetit, si një reagim i shpejtë për të siguruar një ndeshje sportive larg akteve të dhunës dhe tensionit që po karakterizon këtë ndeshje të madhe europiane.
Mbajtja larg e elementëve të rrezikshëm është konsideruar si zgjidhje për vënien nën kontroll të situatës dhe ruajtjen e rendit dhe sigurisë gjatë dhe pas ndeshjes.
Ndërsa Tifozët holandezë, të cilët kanë mbërritur në Tiranë prej ditës së djeshme për të pritur finalen e madhe të Conference League, kanë shkaktuar shumë trazira në kryeqytet.
Ndeshja Roma – Feyenoord luhet në orën 21:00.
*Tibo News