
Polici hero ka një mesazh për qytetarët që bëjnë video me viktima aksidentesh
Me kohën e internetit që po jetojmë, gjithkush mund të gjejë një lajm, gjithkush mund të bëhet gazetar dhe kameraman, por në atë formën që e njohim si të paligjshmen dhe jo profesionalen. Pra jo gjithçka mund të filmohet, e sidomos në raste aksidentesh dhe vdekjesh, duke fotografuar dhe filmuar persona të pajetë. Videoja më poshtë përcjell njê mesazh tepër sensibilizues, përmes një polici gjerman i cili kap një person në makinë trksa po filmon dhe fotografon një person të pajetë në vendin e ngjarjes. Ai e merr burrin dhe i kërkon të shkojë ta shohë nga afër viktimën duke e ironizuar se nuk është bukur dhe as e hijshme të bësh gjëra të tilla. Në vend që të vazhdosh jetën tënde dhe të tregosh pak respekt për viktimën, tani do marrësh një gjobë që duhet ta paguash, nënkupton polici. A mendoni se kanë të drejtë në internet kur e quajnë policin hero?