
Policët italianë e holandezë mbërrijnë në Tiranë
28 policë italianë e holandezë do të jenë në Tiranë për ndeshjen e “Conference League’. Kështu u shpreh drejtori i Departamentit të Sigurisë Publike, Rebani Jaupaj.Për të mbajtur në kontroll këtë kategori tifozësh, në Tiranë kanë mbërritur 14 oficerë italianë dhe 14 holandezë, të cilët kanë njohje të situatave me këto tifozë dhe që do asistojnë në mbarëvajtjen e ndeshjes. Japuaj tha se në terren do të jenë rreth 2800 efektivë policie.
Kufizimi i rrugëve do të nisë nga ora 08:00 e mëngjesit deri në 00:00 kur përfundon dhe eventi së bashku me festimet.