
Po sikur të flejmë në dysheme sonte? 5 përfitimet…
E keni menduar ndonjëherë se si është të flesh në dysheme? Pavarësisht se mund të duket e çuditshme, të flesh në sipërfaqe të sheshta dhe të forta ka disa përfitime shëndetësore.
1. Përmirësimi i qarkullimit të gjakut.
Nëse fillojmë të flejmë në dysheme, pesha e trupit do të shpërndahet njëtrajtësisht dhe kjo do të ndikojë në qarkullimin e lirshëm të gjakut dhe funksionimin normal të organeve. Kështu, gjaku do të furnizojë të gjithë trupin me oksigjen dhe lëndë ushqyese. Kjo do të ndihmote dhe në raste virozash, sepse qelizat e bardha të gjakut do të përqëndroheshin të luftonin viruset dhe bakteret e trupit aty ku është e nevojshme.
2. Përmirësimi i posturës.
Shpesh ndiejmë nevojën për t’u kërrusur, sepse mbajtja e shtyllës kurrizore drejt gjatë gjithë ditës mund të jetë shpesh e lodhshme. Gjumi në dysheme mund të ndihmojë në drejtimin e shtyllës kurrizore dhe qafës, gjë që mund të rezultojë në përmirësim të qëndrimit. Një posturë e drejtë jo vetëm që mund të lehtësojë tensionin e qafës dhe shpatullave, por gjithashtu zvogëlon rrezikun e migrenës dhe dhimbjeve të kokës, skoliozës dhe dhimbjeve të kyçeve.
3. Balancimi i pëshës turpore.
Të flesh në një dyshek të butë shpesh mund të shkaktojnë dhimbjë të nervit shiatik. Kjo ndodh për shkak se pesha e trupit do të ushtrohet nga njëra anë e trupit dhe do të ushtojë presion në nerv. Kur flejmë në një dysheme të fortë dhe të sheshtë pesha e trupit do të shpërndahet njëtrajtësisht dhe do të krijohet balancë të peshës trupore.
4. Zgjimi më i lehtë në mëngjes.
Nuk mund të na fajsojë akush nëse pas çdo alarmi në mëngjes ne prap do të shtypim “snooze” dhe do flejmë sërisht. Përveç faktit që qarkullimi i mirë i gjakut na ndikon të ndihemi më me energji dhe më pozitiv në mëngjes, nuk do të kemi atë rehatinë e krevatit që të na joshë të flejmë sërisht.
Pavarësisht rekomandimve, duhet gjithmonë të konsultohemi me mjekun përpara se të marrim vendim se ç’është më e duhura për shëndtin tonë.