
Po shpenzoni shumë? Ja si të kurseni para çdo ditë
Në këto kohë për shumicën e njerëzve të nxjerrin muajin me paratë që kanë në dispozicion, nuk është gjithmonë e lehtë.
Lajmi i mirë në fakt është se nëse jeni pak më të kujdesshëm, do të mund të kurseni më shumë. Më poshtë gjeni disa “këshilla” si të shpenzoni më pak:
Ndiqni rrugëtimin e shpenzimeve
A e dini se sa keni shpenzuar muajin e fundit? Pjesa më e madhe e personave nuk e dinë. Por ky hap ju shërben për të kuptuar se ku mund t’i kishit evituar shpenzimet.
Ndani nevojat nga dëshirat
Mos i ngatërroni gjërat për të cilat keni nevojë me ato që ju pëlqejnë.
Çdo muaj hiqni diçka mënjanë
Nëse keni një llogari bankare, një ide është që të derdhini një shumë të vogël çdo muaj.
Planifikoni ushqimet e javës
Nëse planifikoni ushqimet e të gjithë javës, mund të bëni blerje në lidhje me rrethanat, duke evituar shpenzimin e parave për gjëra që më pas nuk do t’i përdorni.
Bëni shpenzimet vetëm
Sipas disa studimeve, të bësh shpenzime në shoqëri do të thotë që të bësh blerje impulsive. Në përgjithësi nuk do të jeni të fokusuar tek ato që ju nevojiten, e për pasojë ju do të shpenzoni më shumë.