
Po mbaron Orizi!
Nga Kina në Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian, prodhimi i orizit i konsideruar si produkt i rëndësishëm dhe i pranishëm në vakte, po bie.
Kjo ka bërë që çmimet të rriten për më shumë se 3.5 miliardë njerëz në të gjithë globin.
Sidomos në Azi, ku orizi konsumohet në 90% të prodhimit.
Sipas parashikimeve, rënia e prodhimit të orizit pritet të jetë më e madhja deri më tani, me 8.7 milionë tonë.
Por çfarë e ka shkaktuar këtë?
Lufta ne Ukrainë ka prishur balancat ekonomike, si rritja e ndjeshme e çmimeve.
Por gjithashtu edhe ndryshimet klimatike në vendet ku prodhohet sasia më e madhe e orizit, në vendet si Kina dhe Pakistani.
Thënë shkurt, prodhimi i orizit dhe çmimi do të jenë në mëshirën e kushteve të motit.
*Tibo News