
Pneumonia misterioze shqetëson ekspertët në Argjentinë
Tre persona kanë ndërruar jetë dhe pesë të tjerë ndodhen në spital pasi u diagnostikuan me pneumoni të një origjine të panjohur. Rastet janë raportuar në një rajon të Argjentinës.
Autoritetet Shëndetësore po punojnë për të zbuluar sëmundjen që preku 9 personat deri më tani.
Janë ngritur shqetësime në lidhje me këtë pneumoni, që vjen në një kohë kur Covid dhe gripi janë përjashtuar nga testimi.
Organizata Botërore e Shëndetësisë është alarmuar dhe ekipi i inteligjencës epidemike të Qendrës Evropiane për Kontrollin e Sëmundjeve është duke gjurmuar rastet.
Ekspertët kanë paralajmëruar se kjo “tregon cënueshmërinë kolektive ndaj patogjenëve të rrezikshëm” pasi mostrat i nënshtrohen shqyrtimit të mëtejshëm.
*Tibo News