Plazhi ‘Pasqyrat’ zë vendin e parë: Ka ujërat me blu në botë, ja kalon Greqisë

Herën tjetër që do të përpiqeni të kërkoni një destinacion për pushime në plazh, mund t’ju duket e dobishme ta bazoni kërkimin tuaj në teorinë e ngjyrave. Të paktën, kështu bënë ekspertët e udhëtimeve në platformën e rezervimit të vilave luksoze CV Villas kur përpiqeshin të gjenin plazhet me ujërat më të kaltër në botë dhe Shqipëria zë vendin e parë me plazhin siç ka emrin: Pasqyrat!

Ekipi i CV Villas mori parasysh 200 nga plazhet më të njohura në mbarë dhe mori pamje të pa redaktuara të hartës së Google të secilit prej tyre. Më pas, studiuesit përdorën një mjet ngjyrash për të gjetur kodin RGB të çdo trupi uji dhe e krahasuan atë me kodin RGB të nuancës më blu në botë, domethënë YInMn Blue, e cila u shpall zyrtarisht nuanca më blu e blusë nga Universiteti Shtetëror i Oregonit. Më në fund, duke përdorur një mjet llogaritës, ekipi ishte në gjendje të kuptonte se cilat ujëra ishin më afër YInMn Blue.

Plazhi i Pasqyrës në Shqipëri mori medaljen e artë, dhe nuanca e tij blu ndryshon nga nuanca YInMn Blue me vetëm 12.4 pikë.

Vendi i dytë dhe i tretë i takuan dy plazheve greke. Duke shënuar vetëm 13.6 pikë larg nga YInMn Blue, Paralia Mpouka në Peloponez u emërua plazhi që shfaq blunë e dytë më të kaltër në botë, ndërsa Kassiopi i Korfuzit doli i treti me një diferencë pak më të lartë prej 14.1 nga e njëjta nuancë. Në total, Greqia ishte e përfaqësuar mirë në renditje, duke zënë shtatë vende nga 30 vendet e para.

1. Pasqyra Beach (Mirror Beach), Albania
2. Paralia Mpouka (Long Beach), Greece
3. Kassiopi, Greece
4. Plage de la Vernette, France
5. Kaputas Beach, Turkey
6. Voulisma Beach, Greece
7. Foki Beach, Greece
8. Praia do Carvalho, Portugal
9. Omprogialos, Greece
10. Los Lances Beach, Spain
11. Troon Beach, Scotland
12. Zlatni Rat (Golden Horn Beach), Croatia
13. Ploce Beach, Montenegro
14. Marina del Cantone, Italy
15. Cannon Beach, USA
16. Cala Saona, Spain
17. Keem Bay, Irleand
18. Antisamos, Greece
19. Plaza Kutlesa, Croatia
20. Štikovica, Croatia
21. Platja es Tancats, Spain
22. Platja des Coll Baix, Spain
23. Dafnoudi Beach, Greece
24. Paloma Beach, France
25. Praia de Boneca, Portugal
26. Cala Figuera, Spain
27. Milocher Beach, Montenegro
28. Matira Beach, French Polynesia
29. Cape Kaliakra, Bulgaria
30. Playa El Doradillo, Argentina