Plazhi jo dhe aq i zakonshëm, mbushur me “kokoshka”

Ndërkohë që mendoni për plazhet e zakonshme, ku jemi mësuar të shkojmë zakonisht,ne do t’ju tregojmë një tjetër opsion, ishujt Kanarie, një arkipelag spanjoll i vendosur në brigjet e Afrikës veriperëndimore, i cili është tashmë shtëpia e disa prej brigjeve më mahnitëse përreth.

Këtu do të gjeni ujëra të kristaltë, shkëmbinj të thepisur dhe shumë plazhe me rërë. Por, do të gjeni gjithashtu një nga plazhet më të pazakonta në Tokë, “Plazhin e kokoshkave”. Po e lexuat mirë, kokoshkave. Ky plazh ndodhet në ishullin Fuerteventura dhe e ka “rërën” goxha unike që i ngjan kokoshkave të fryra, pikërisht si ato që merrni në kinema.

Megjithatë, ato nuk janë të vërteta, janë fosile koralesh që kanë dalë në breg dhe tani janë pluhurosur me hi vullkanik, i cili u jep atyre atë ngjyrë dhe formë të bardhë të ndritshme, si kokoshka.

Ata rriten nën ujë me një milimetër në vit, kështu që nëse një seksion i veçantë mat 25 centimetra, ai do të jetë rritur për 250 vjet. Disa rodolitë janë gjykuar si më shumë se 4000 vjeçarë. Ky fenomen dhe shtrirja e vijës bregdetare nuk janë të reja për njerëzit, pasi ato kanë fituar vëmendje më të gjerë falë mediave sociale..

Një gjë shumë e rëndësishme është se, edhe pse është mirë të bësh foto me “kokoshkat”, nuk është e lejueshme të marrësh asnjë me vete në shtëpi.

Ekziston një fushatë e vazhdueshme nën hashtagun  #pasasinhuellaporlaoliva, që përkthehet si “Vizitoni La Oliva pa lënë asnjë gjurmë” për të informuar udhëtarët për rëndësinë e ruajtjes ekologjike në zonë.

*Tibo News