
Platforma SMIP që do zëvendësojë regjistrat në shkolla
Regjistrat elektronikë do të zëvendësojnë ato tradicionalë në shkolla në sistemin arsimor parauniversitar.
Platforma quhet SMIP ku prindërit do mund të shohin notat e semestreve për fëmijët e tyre.
Në shkolla do të ketë koordinatorë të cilët do të njoftojnë mbi përditësimet si dhe do të njohin më shumë mësuesit mbi sistemin e ri elektronik.
Kjo platformë ka nisur zbatimin në shkollën 9 vjeçare “Vëllazëria” dhe aktualisht po u jepet ndihmë edhe prindërve që të njihen më shumë me regjistrin e ri elektronik.
SMIP është sistemi kombëtar i të dhënave për arsimin parauniversitar në vend.
*Tibo News.