
Plas grushti në parlament, ja çfarë ndodhi mes deputetëve
Nisi me kaos dhe u vazhdua me përplasje fizike seanca plenare e të hënës.
Opozita mbajti të bllokuar për disa minuta foltoren e Kuvendit.
Protagonist i konfliktit ishte deputeti demokrat Bledion Nallbati, i cili pasi i mbylli mikrofonin socialistit Vullnet Sinaj, tentoi ta godasë atë me grusht. Kjo bëri që ndaj Nallbatit të merrej masa e përjashtimit.
Pas sherrit në Kuvend, përplasjet vijuan edhe në oborrin e parlamentit.
Sali Berisha të cilit nuk iu dha fjala, akuzat për kundërshtarin e tij politik i vijoi nga rrjetet sociale.
Jashtë Kuvendit, Berisha paralajmëroi përshkallëzim të aksionit opozitar.
Qëndrimin e Berishës e përforcoi më tej edhe kreu i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi. Për kreun e deputetëve socialistë sjellja e opozitës në seancë ishte një skenar i përgatitur.
Kryeparlamentarja Lindita Nikolla u detyruar të mbyllte përpara kohe seancën plenare e parashikuar të zgjaste 4 orë.