
Plani i Britanisë: GPS për çdo emigrant të paligjshëm
Njerëzit që mbërrijnë në Britani ilegalisht mund të pajisen me GPS në mënyrë që Home Office të mund t’i gjurmojë.
Qeveria ka menduar një mënyrë për të ndaluar ata që udhëtojnë në Britani në mënyrë të paligjshme, duke përfshirë azilkërkuesit, me Aktin e saj të diskutueshëm të Emigrimit të Paligjshëm.
Sipas planeve aktuale, kjo do të nënkuptonte dërgimin e njerëzve në Ruanda ku do të vlerësoheshin kërkesat e tyre për azil.
Ligji i ri kërkon “një fuqi për të arrestuar dhe kontrolluar ata njerëz”, deklaroi Sekretarja e Brendshme Suella Braverman për Sky News dhe BBC këtë mëngjes. Ajo shtoi: “Ne duhet të ushtrojmë një nivel kontrolli nëse duam t’i largojmë ata nga Britania.’
Ky ‘nivel kontrolli’ mund të përfshijë etiketimin elektronik të emigrantëve që mbërrijnë ilegalisht, që ata të mos fshihen dhe të gjenden kollaj nga autoritetet.
Kur Braverman iu kërkua të konfirmonte nëse kjo ishte diçka që qeveria po shqyrton, ajo tha se ishte e gatshme të përdorë një “gamë opsionesh”.
Ajo tha: “Ne kemi disa mijëra vende paraburgimi në kapacitetin tonë ekzistues të largimit.
“Ne do të punojmë intensivisht për ta rritur atë, por është e qartë se po eksplorojmë një sërë opsionesh – të gjitha opsionet – për të siguruar që ne kemi atë nivel kontrolli të njerëzve në mënyrë që ata të mund të rrjedhin me shpejtësi përmes sistemit tonë për të na mundësuar t’i largojmë ata.” Aktivistët kanë folur prej kohësh për politika të tilla, duke argumentuar se ato mund të kriminalizojnë azilkërkuesit bazuar në mënyrën e tyre të mbërritjes.
Tatimpaguesit po shpenzojnë 3.97 miliardë paund për akomodimin dhe mbështetjen për njerëzit në paraburgimin e Home Office, duke përfshirë 6 milion paund në ditë për strehimin e 51,000 njerëzve në hotele.
Organizatat pro-refugjatëve argumentojnë se mënyra e vetme për të trajtuar në mënyrë efektive kërkesat e prapambetura për azil është përdorimi i një “qasjeje më njerëzore dhe të rregullt, duke filluar me një qasje ambicioze, të zbatueshme, të përqendruar te njerëzit”.
Rishi Sunak lëshoi një deklaratë të ashpër ku shprehej: “Politika e kësaj qeverie është shumë e thjeshtë, është ky vend – dhe qeveria juaj – që duhet të vendosin se kush do të vijë këtu, jo bandat kriminale. Dhe unë do të bëj gjithçka që është e nevojshme për ta bërë këtë.
Sekretarja e Brendshme Suella Braverman pretendoi se sistemi aktual ishte ‘mashtruar kundër popullit britanik’ për këtë çështje.