
Planeti ynë shënon temperaturën më të lartë ndonjëherë
4 Korriku ishte festa e Amerikës, por diçka tjetër që prek gjithë botën ka ndodhur. Më 4 korrik, planeti ynë regjistroi temperaturën më të lartë globale, 62.9 gradë,rapprtuar nga Instituti i Ndryshimeve klimatike.
Perspektiva për pjesën tjetër të verës është e çuditshme, paralajmëron Doktor Robert Rohde i grupit të pavarur të të dhënave mjedisore Berkeley Earth.
“Ne mund të shohim disa ditë edhe më të ngrohta gjatë 6 javëve të ardhshme,” shkroi ai në Twitter, duke adresuar se cili është fajtori i supozuar për temperaturat rekord.
Një shtytës kryesor këtë vit është El Niño që lind nga Amerika e Jugut dhe që ndikon në erën dhe rrymat e ujit.
Zakonisht sjell kushte të ngrohta dhe të thata në SHBA veriore dhe Kanada, ndërsa El Niño shpesh rrit përmbytjet rreth Bregut të Gjirit dhe shteteve juglindore.
Organizata Botërore Meteorologjike paralajmëron se El Niño – një fenomen që vjen mesatarisht çdo dy deri në shtatë vjet është në rrugën për të qenë një nga më me ndikim në motin e Tokës.
Rekordi i mëparshëm u regjistrua në vitin 2016 me 62.5 gradë. Temperatura e Tokës është regjistruar rregullisht për 140 vjet.