
Plan për vrasjen e Albin Kurtit, autori i dyshuar nga Shqipëria
Njësia Kundër Terrorizmit në Kosovë ka zbuluar se në vitin 2021 ka patur një plani për eliminimin fizik të kryeministrit të Kosovës.
Sipas të dhënave personi që do të kryente qitjen ishte nga Shqipëria dhe përveç Kurtit në shënjestër ishin edhe dy të tjerë. Shqiptari i dyshuar është identifikuar si Prek Kodra.
Në dokument theksohet se ai ka aftësi të mira në përdorimin e snajperëve, ndërsa shkruhet se është përfshirë në disa vrasje në Kosovë dhe Mal të Zi.