“Plakja e Italisë” – ku qëndron problemi?

Rënia e nivelit të lindjeve dhe rritja e numrit të të moshuarve, “e kanë plakur” ndjeshëm popullsinë e Italisë, deri në atë pikë sa që ekonomistët e vendit janë të shqetësuar për të ardhmen e tyre.

Deri më tani, as përpjekjet e qeverisë së krahut të djathtë të Giorgia Melonit për të rritur normat e lindjeve, nuk kanë arritur të kthejnë valën në rënie të demografisë së Italisë.

Arsyeja për “plakjen” e popullsisë thuhet të jetë mjaft e thjeshtë: Numri i vdekjeve, për shkak të plakjes së popullsisë së saj, e kalon numrin e lindjeve.

“Për 40 vitet e fundit, numri mesatar i fëmijëve për familje në Itali ka qenë nën 1.5”, tha Alessandro Rosina, profesor i demografisë në Universitetin Katolik të Milanos.

Për të mbajtur një popullsi stabile nevojitet një normë prej 2 lindjesh për grua.

Për Tomassinin, plakja e popullsisë italiane dhe rënia e natalitetit pritet të vazhdojnë edhe në të ardhmen.