Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore.

Piramida e rinovuar e Tiranës ka fituar çmimin e madh për Evropën Juglindore. Përmes një postimi në rrjete sociale, Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, thekson se falë këtij projekti të jashtëzakonshëm, tashmë Piramida është kthyer në vendin më të vizituar për të rinjtë që duan të mësojmë kodim dhe për turistët e huaj që vizitojnë kryeqytetin.

 

“Arkitektura e rinovuar e Piramidës së Tiranës, fiton Çmimin e Madh për Evropën Juglindore! Falënderime për MVRDV dhe Iri për këtë projekt të jashtëzakonshëm. Tashmë është kthyer në vendin më të vizituar për të rinjtë e kodimit të Tumo Tirana në brendësi dhe turistëve të pafundmë jashtë saj”, thekson Veliaj