Piloti që kaloi gati gjysmën e këtij viti në karantinë

Një pilot i linjës ajrore Cathay Pacific ka treguar se ka kaluar 150 ditë në karantinë për këtë vit. Kjo për shkak të rregullave të ashpra anti-Covid të Hong Kongut.

“Ne jemi në karantinë që kur paraqitemi në punë derisa kthehemi në Hong Kong”, ka thënë Pierre për BBC.

Sipas rregullave, personat që udhëtojnë në Hong Kong  duhet të izolohen nga 14 deri në 21 ditë, në varësi të statusit të vaksinimit dhe nga cili vend mbërrijnë. Ata duhet të konfirmojnë se kanë rezervuar hotelin të caktuar si karantinë. Këto rregulla janë edhe për ekuipazhin e avionit dhe vlejnë edhe kur pilotët janë në ndalesë në vende të tjera.

“Nga dhoma në avion. Dhe nga avioni kthehemi në dhomë. Mbyllemi aty derisa largohemi prapë. Nuk kam parë as edhe një bimë në 150 ditë. Është izolim i plotë. Disa penalizohen nga të tjerët”, shtoi ai.