Piktura, pasioni i dytë i Sylvester Stallone

Aktori Sylvester Stallone, i njohur për interpretimet klasike në role si Rocky Balboa apo John Rambo, ka treguar se karriera e tij mund të kishte qenë në pikturë. Stallone ka hapur një ekspozitë me rreth 50 punime në Gjermani.

Stallone, 75 vjeç, ka deklaruar se piktura ka qenë pasioni i parë në jetë dhe se nëse do ta kishte pasur të mundur do kishte zgjedhur të ishte vetëm piktor. Stili i artit të Stallones është ekspresiv, i natyrës abstrakte, spontane dhe që bazohet kryesisht te kombinimi i ngjyrave.

Ajo që nuk njihet për publikun që e ka parë vetëm përmes filmave është se 75-vjeçari ka mbi 35 vite që pikturon vazhdimisht.

Publiku mund t’i shikojë nga afër pikturat deri në shkurt të 2022. Në rrethin e ngushtë shoqëror, Stallone njihet për pasionin e tij për pikturën.

Tetë vite më parë ai hapi në Rusi ekspozitën e quajtur “Sylvester Stallone Art 1975-2013” me  një koleksion pikturash që i kishte vizatuar gjatë katër dekadave të fundit.

Stallone lindi më 6 korrik 1946. Ai është aktor, regjisor dhe skenarist i njohur amerikan. Gjatë karrierës është kandiduar dy herë për çmimin “Oscar” si aktori më i mirë.