
Piktura e Botiçelit pritet të thyejë rekord në ankand
Një tablo e periudhës së Rilindjes Europiane pritet të shitet për shifrat rekord të €35 milionë në ankand.
Tabloja e quajtur “Njeriu i Dhimbjeve” një përfytyrim i Jezu Krishtit mendohet të ketë përfunduar diku rreth shek. XV-XVI nga Botiçelli. Kjo tablo e rizbuluar ka qenë pjesë e një koleksioni privat për më se 60 vite.
Shtëpia e ankandeve “Sotheby’s” në NeW York u shpreh se një veprë e tillë e Botiçellit është shumë e rrallë, e përllogaritur në një vlerë fillestare prej €35m.
Botiçelli ishte një piktor mjaft i njohur Florentin në kohën e lulëzimit të qytet shteteve italiane. Ai është i niohur edhe për shumë piktura të tjera që kanë shënjuar këtë periudhë historike si “Lindja e Venusit” “Primavera”, “Madona dhe foshnja mrekulli” etj.
Në veçanti tabloja “Njeriu i Dhimbjeve” që pritet në Janar 2022 të vihet në ankand mendohet të ishte e preferuara e familjes Mediçi që qeverisi rajonin e Tuskanisë me kryeqendër Florencën gjatë kohës së Rilindjes Europiane.