Pija që mban në formë Jennifer Lopez-in

Diva e muzikës pop, Jennifer Lopez, pavarësisht moshës ruan ende një trup me forma perfekte.

Kjo për faktin se ajo kujdeset për mënyrën e të ushqyerit dhe ushtrohet vazhdimisht.

 

Ajo mban një dietë të ekuilibruar me tre vakte kryesore nga ku një nga gjërat kryesore që nuk mungon asnjë mëngjes, është smoothie për shpejtimin e metabolizmit.

Jennifer ka pohuar se nuk ka hequr dorë nga asgjë specifike, thjesht i ka kushtuar vëmendje të veçantë mëngjesit, duke qenë se është vakti më i rëndësishëm i ditës.

Ajo konsumon smoothie me manaferra, boronica dhe mjedra.

Boronica është e pasur me vitamina C dhe K, ka pak kalori, plot antioksidantë dhe  gjithashtu përmban mangan.

Mjedrat janë gjithashtu të pasura me antioksidantë, përmbajnë vitamina C, B, E dhe K, të cilat pastrojnë enët e gjakut, ulin nivelin e sheqerit në gjak dhe forcojnë imunitetin.

 

Për të pasur një trup në formë, por mbi të gjitha të shëndetshëm, duhet bërë kujdes vazhdimisht mbi atë që konsumojmë dhe aktivitetin që kryejmë.

 

*Tibo News