
Pija që largon lodhjen dhe dhimbjen e kokës
Për shumë njerëz, lëngu i turshive është një nga të preferuarit për shkak të shijes.
Në fakt, ky lëng është gjithashtu “thesar” për shëndetin , pasi përveç shijes së mirë, ka edhe shumë përfitime shëndetësore.
Një nga banakierët më të mirë dhe njohur në botë, Chanel Adams përmendi tendencën interesante të kombinimit të alkoolit me lëngun e thartë të turshive.
Pas një gote uiski, merret një gotë lëngu turshi dhe ky specialitet quhet “pickleback”.
Kjo “shpikje” nuk është e gjendur vetëm në SHBA pasi edhe rusët pinë lëng turshish me vodka, gjithashtu në Meksikë lëngun e turshive e kombinojnë me tekila.
Këtë lloj kombinimi ata e bëjnë për zbutjen e efekteve të alkoolit si dhe për disa efekte të tjera pretenduese mbi lehtësimin e simptomave që vijnë për shkak të pirjes së tepërt, të tilla si dhimbja e kokës, lodhjes, etj.
Pronari i barit në New York, Toby Cecini ka treguar se pas uiskit pinte lëng turshish dhe përveç faktit që nuk ishte i dehur në mëngjes, të nesërmen ndihej shumë më mirë.
Ndër të tjera lëngu i turshive ka përfitime shtesë, zvogëlon kontraktimet e muskujve, përshpejton sasinë e elektroliteve në trup si dhe hidraton e vret bakteret e dëmshme në stomak.