
Pianistja greke performon teksa promovon liqenin e Kastorias
Pianistja greke Elena Xydia performoi në mes të liqenit të Kastorias, duke ndihmuar regjisorin Paschalis Mantis të krijojë një video magjepsëse që që nga momenti i publikimit është bërë virale.
Xydia përdori mënyrën e saj të veçantë për të shfaqur bukurinë natyrore të Greqisë.
Liqeni konsiderohet si një nga liqenet më të bukur, jo vetëm në Greqi, por edhe në të gjithë Gadishullin Ballkanik, dhe është renditur si “Monument Natyror me Bukuri të Shquar” nga Ministria Greke e Kulturës.
Shkencëtarët vlerësojnë se liqeni i Kastorisë është formuar 10 milionë vjet më parë. Liqeni ka një sipërfaqe prej 28 kilometrash katrorë (11 milje katrorë) dhe është mjaft i cekët, me një thellësi mesatare prej vetëm rreth 9 m.
Pianistja e talentuar greke ndërthur muzikën klasike me krijimet unike të kompozitorëve grekë.
Përveç muzikës së saj, Xydia njihet edhe për fushatën e saj për promovimin e trashëgimisë natyrore dhe kulturore të Greqisë.
Ajo njihet si “pianistja fluturuese” pasi i binte pianos në ajër mbi luginën e Tempes, Greqia qwndrore.
Me origjinalitetin dhe krijimtarinë e saj, ajo tenton të krijojë një rrugë të re në muzikë, duke nxjerrë pianon nga kufijtë e ngushtë të sallës së koncerteve dhe duke krijuar imazhe që magjepsin publikun.