
Pfizer rrit parashikimet mbi shitjen e vaksinës së saj
Kompania Amerikane “Pfizer” parashikon se shitjet e vaksinës së saj kundë Covid-19 do të pësojnë një rritje me ardhjen e dimrit pasi varianti Omicron mbetet ende një kërcënim.
Synimi aktual i kompanisë është një rritje e shitjeve me 2 miliardë dollarë teksa aksionet e saj në bursat ndërkombëtare u rritën me 2.4%.
Kërkesa për vaksinat që mbrojnë nga Covid-19 ranë përgjat verës për shkak të uljes së numrit të infektimeve.
Megjithatë Pfizer sheh si mundësi për rritjen e shitjeve të saj jo vetëm variantin Omicron i cili vijon të mbetet një kërcënim për shkak të përhapjes së tij të shpejt.
Në planet e afërta të kompanisë është edhe 4-fishimi i çmimit të vaksinës në tregun amerikan sapo qeveria e SHBA-ve të ndalojë blerjen e dozave për qytetarët e saj .
Një vendim i tillë i qeverisë do të favorizonte kompanitë farmaceutike në shitjen e vaksinave në një treg privat.