
Pezullohet përkohësisht ligji i abortit në Teksas
Abortet mund të rifillojnë në Teksas pasi një gjykatës të martën bllokoi vendimin për të hequr të drejtën e abortit.
Urdhri i përkohshëm i ndalimit u bë nga gjyqtarja Christine Weems, që i lejon klinikat të rifillojnë shërbimet, tani për tani, në një shtet ku aborti ishte tashmë i kufizuar në vetëm deri në gjashtë javë të shtatzënisë sipas një ligji të Teksasit që hyri në fuqi në shtator.
Prokurori i Përgjithshëm i Teksasit, Ken Paxton, në Twitter tha se ai po apelonte menjëherë vendimin “e gabuar” të gjyqtares.
Seanca e mëtejshme është caktuar për 12 korrik.