Pezullohet Federata Indiane e Futbollit

FIFA njoftoi se ka pezulluar Federatën Indiane të Futbollit.

Vendimi i institucionit numër 1 të futbollit botëror erdhi për shkak të influencës nga palë të treta, që përbën një shkelje të rëndë të statutit të FIFA-s.

Federata indiane e futbollit është në gjendje kaosi dhe po menaxhohet nga administratorë.

Drejtimin e kishte ish-presidenti Praful Patel, i cili qëndroi në zyrë më shumë se sa limiti maksimal prej 12 vitesh, pa u mbajtur zgjedhje të reja.

Gjykata vendosi që qëndrimi ishte jo i ligjshëm. Zgjedhjet e reja pritet që të zhvillohen më 28 Gusht, pas vendimit të marrë nga Gjykata Supreme e Indisë.

*Tibo News