Pezullohen pasaportat e arta, premton Rama me zyrtarët e BE

Mbledhja e Këshillit të Stabilizim-Asocimit u realizua jashtë Brukselit, për herë të parë në Tiranë. Kjo u pa si një tregues mbështetjeje e Europës për Shqipërinë.

Megjithatë pati edhe thirrje përmes Borrell drejtuar qeverisë për të përshpejtuar ritmin e reformave.

Josep Borrell krah Ramës deklaroi:

“E përdorim këshillin e stabilizim asociimit për të shqyrtuar çfarë është bërë, ku ka nevojë për përpjekje dhe çfarë mund të bëjmë. Ne shohim dhe mirëpresim drejtimin strategjik të qarë të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Dua të pranoj dhe të vlerësoj se ky vend ka treguar pjekuri në të gjitha reformat, sidomos në drejtësi e cila ka ecur përpara. Institucionet shqiptare duhet të përshpejtojnë reformat.

Ndërkaq kryemunistri Rama komentoi pasaportat e arma, që me gjasë nuk do të ketë një ligj për to, pas paralajmërimit nga progres-raporti i Komisionit Europian.

*Tibo News