Pezullohen nga detyra efektivët që ndaluan 32 vjeçarin para se të ndërronte jetë

Efektivët e policisë që bënë ndalimin e 32 vjecarit Lear Kurti, i cili ndërroi jetë në spitalin e Traumës, janë pezulluar nga detyra deri në përfundimin e plotë të hetimeve.

Lajmi u bë me dije nga drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Muhamet Rrumbullaku, i cili nuk preferoi të bëjë më shumë komente rreth kësaj çështje, duke qenë se ngjarja është nën hetim.

*Tibo News