Petkoviç: Kurti s’mund të prishë lidhjet e serbëve në Kosovë me shtetin e tyre

Drejtori i zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviç është shprehur kritik ndaj kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.

“Kurti mund të ndryshojë tabelat në rrugë, por nuk mund të shkëpusë lidhjet që serbët në Kosovë kanë me shtetin e tyre. Ata e dinë dhe njohin vetëm dhunë dhe nuk  e dinë çfarë është jetesa paqësore. Serbia ka mbijetuar me shekuj dhe do t’i mbijetojë edhe këtij tirani të vogël”, ka thënë më tej Petkoviç.

Gjatë ditës, punonjës të shoqëruar nga Policia e Kosovës kanë hequr tabelat rrugore të vjetra cirilike me emra vendesh në veri të Kosovës, duke i zëvendësuar me tabela rrugore blu të shkruara në gjuhën shqipe dhe serbe.