
Pete Davidson rrëfen çfarë bëri nëna e tij kur aktorin po e sulmonin në internet
Pete Davidson e ka pasur gjithmonë mamin mbështetje madje edhe kur flitet për rrjetet sociale.
Aktori i “Bupkis” ka bërë një rrugë të gjatë që kur “SNL” e bëri atë të famshëm por shpesh herë reagimet e pamëshirshme në internet e kanë mërzitur. Dhe nëna e tij, Amy ka bërë përpjekje të mëdha për ta mbrojtur.
“Ishte thuajse viti im i dytë apo i tretë, dhe ishin shumë komente jo të dobishme, tipike në Twitter. Mamaja ime hapi një llogari false në Twitter me emrin @JoeSmith1355 dhe i’u përgjigj të gjithëve. Kishte komente specifike, të tilla si: Epo Pete po punon me veten dhe po ja del shumë mirë.”
Davidson ka folur hapur veçanërisht për problemet e tij me shëndetin mendor disa herë në të kaluarën dhe gjithmonë e ka përmendur nënën si suportin e tij më të madh.
Dhe fatkeqësisht për fansen e tij nr. 1, identiteti i nënës së tij u zbulua shpejt.
“Kjo ishte goditja. Të gjithë e morën vesh se ishte nëna ime ajo që komentonte duke më mbrojtur. Ata e gjetën sepse emri i saj si përdorues ishte @JoeSmith, por profili i saj kishte të shkruar emrin real të saj, Amy Davidson dhe fotografia ishte prapë e saj. Pra, ishte një foto e mamasë sime, me një emër që thoshte @JoeSmith1355, duke komentuar kundër të gjithë urrejtësve”
Ndryshe nga urrejtësit e tij, drejtuesit e podkastit, shokët e tij “SNL” alum Seth Meyers dhe vëllaij Josh janë mahnitur nga ngritja meteorike e aktorit. Kur ata i kujtuan atij se kishte arritur gjëra që shumica e njerëzve nuk do t’i bënin kurrë, Davidson bëri shaka kur tha se kishte mbaruar.
“Këtë vit do të jem 30 vjeç. Ka mbaruar. Festa ka mbaruar. Unë kam filluar të trembem pak. Treshja shpërtheu në të qeshura kur Seth u përgjigj: “Por ti nuk ke as familje akoma, Pete.”
Megjithatë ai vazhdoi të lavdëronte zotërimin e tij të ri për gjërat e përditshme. Sa i përket hobit të vjetër të mamasë së tij, ajo ka çaktivizuar prej kohësh llogarinë e saj gjysmë- anonime.
Nëna e dy fëmijëve tani po mbështet në mënyrë transparente Davidson dhe motrën e tij Kejsi duke i postuar në Instagram, me emrin e saj të vërtetë. Ndërkohë, Davidson e kupton se udhëtimi i tij publik drejt shëndetit të ekuilibruar mendor mund të jetë i gjatë.