
Peshqit ‘më vuajtësit’ për gjumë, ja zakonet sipas shenjës së horoskopit
Një zog të afrohet pranë dritares, por a mund të jetë motivim i mjaftueshëm për t’u zgjuar në mëngjes, përveç punës? Zgjimi i mëngjesit mund të jetë i vështirë për të shumtë, ndërsa për të tjerë, nuk ka asnjë arsye për të qëndruar më gjatë në shtrat. Duket se tiparet e çdo shenje të horoskopit ndikojnë në zakonet e zgjimit dhe të fjetjes.
Dashi: Zgjimi rreth orës 06:30 të mëngjesit ose 07:30
Dashi është një nga shenjat më energjike të zodiakut, kështu që edhe nëse ndihet plotësisht i rraskapitur, prapëseprapë dashi zgjohet herët për të filluar ditën. Dashi e urren qëndrimin në shtrat e duke mos qenë produktiv.
Demi: Zgjimi rreth orës 09:00 të mëngjesit ose në 11:00.
Demi ka shumë ambicie, por kjo nuk e ndryshon faktin dhe dëshirën për të qëndruar sa më shumë në shtrat. Mëngjesi i demit është kryesisht në shtrat, duke menduar për gjërat që do të bëjë gjatë ditës. Mendime të tilla ushqejnë mendjen e demit edhe kur është në gjumë.
Binjakët: Zgjimi që në orën 05:00 të mëngjesit ose vonë në mesditë.
Nuk është e lehtë për binjakët të bëjnë një gjumë të mirë. Në mendjen e tyre ka shumë plane që vërshojnë nëpër kokë. Binjakët ose zgjohen herët për të nisur menjëherë me diçka që duan të bëjnë ose nuk luajnë nga shtrati dhe mesdita i gjen aty.
Gaforrja: Zgjimi rreth orës 09:00 ose 10:00.
Gaforrja pëlqen të ndihet e përkëdhelur dhe e sigurt, kjo është arsyeja pse preferon të flerë goxha në mëngjes. Nëse duhet të zgjohen herët për të kryer një detyrë, thjesht ndihen çuditshëm thuajse gjithë ditën.
Luani: Zgjimi rreth orës 07:00 të mëngjesit ose 08:00.
Luani e bën gjumin e mirë gjatë gjithë natës. Kjo edhe nga fakti se janë të vetëdijshëm që iu duhet shumë energji për ditën që vjen. Me pak fjalë, nuk është luani nga ata që preferojnë të rrijnë të lidhur pas shtratit. Ka tendencën të shijojë një mëngjes të qetë e plot mendime.
Virgjëresha: Zgjimi rreth orës 04:00 të mëngjesit ose 06:00.
Virgjëresha mendon më shumë sesa duhet. Edhe pse ndonjëherë kanë vështirësi për të fjetur, njerëzit e kësaj shenje preferojnë të rrijnë zgjuar. Fundja më mirë sesa të qëndrosh në shtrat duke u munduar të të zërë gjumi sërish.
Peshorja: Zgjimi rreth orës 07:00 të mëngjesit, maksimumi në 09:00.
Peshorja preferon një mëngjes relaksues, nuk e dëshiron daljen me nxitim nga dera e shtëpisë kështu që preferon të zgjohet herët dhe t’i marrë gjërat shtruar. Megjithatë, nuk është aq ambicioze sa të sakrifikojë gjumin për një punë të parëndësishme. Peshorja beson se gjumi i rehatshëm dhe i plotë të bën më të bukur.
Akrepi: Zgjimi luhatet midis orës 07:00 të mëngjesit dhe 11:00.
Në përgjithësi, akrepi bën një gjumë serioz sepse gjumin e konsideron një proces ripërtëritje. Akrepi ka një botë plot ëndrra për të cilat kujdeset në gjumë. Priret të shkojë në shtrat herët dhe të zgjohet herët ose të flerë vonë dhe të zgjohet vonë.
Shigjetari: Zgjimi rreth orës 06:00 të mëngjesit ose 07:00 të mëngjesit.
Shigjetari fle gjumë sa herë që të mundet, kjo për shkak të natyrës aventureske dhe gatishmërisë për çdo situatë apo udhëtim të papritur. Shigjetari njihet si shenja që shkon vonë në shtrat, por ndërkohë mund të zgjohet pa shumë zvarritje herët në mëngjes.
Bricjapi: Zgjimi ndërmjet orës 05:00 të mëngjesit dhe 07:00.
Bricjapi është kokëfortë, ambicioz prandaj preferon të zgjohet herët, edhe pse thellë brenda vetes e urren këtë gjë. Bricjapi e di që ka një milion gjëra për të bërë, kështu që ngrihet herët për të shkëlqyer gjatë ditës.
Ujori: Zgjimi rreth orës 06:00 të mëngjesit ose 10:00.
Ujori ngec deri vonë në darkë duke naviguar dhe nëse nuk do ekzistonte alarmi, do ishte vështirë për të që të zgjohet. Preferon të zgjohet herët dhe të merret me punë, sesa të shtyjë me nga 2-3 orë duke u përpjekur në shtrat. Ujori pëlqen të jetë i azhurnuar me ngjarjet sociale dhe për të kjo është më e rëndësishme sesa gjumi.
Peshqit: Nuk “flenë fare” ose zgjohen shumë vonë.
Me imagjinatën e gjallë dhe intensive, është shumë e lehtë për peshqit që të përhumbin dhe të shohin veten në mëngjes zgjuar. Megjithatë, peshqit kanë edhe diçka tjetër. Mund të qëndrojnë gjithë ditën në shtrat dhe të mos ngopen me gjumë.