Peshkimi në Shqipëri me punonjës nga Egjipti

Mungesa e fuqisë punëtore ka bërë që shumë sektorë në Shqipëri t’i kthejnë sytë nga emigrantët që vijnë nga vendet e varfra.

Një prej sektorëve të prekur është ai i peshkimit, i cili deri më tani sa i përket Durrësit, zgjidhjen e ka gjetur tek emigrantët egjiptian.

Thuhet se ka rreth 300 të punësuar në qytetin e Durrësit të cilët kanë ardhur nga Egjipti.

Disa prej tyre kanë treguar se pagesa e tyre është e mirë dhe se e përballojnë jetesën.

Klodian Kapiti, përfaqësues i sektorit, ka treguar se punëtorët nga Egjipti janë parë si zgjidhja e vetme për të mbuluar këtë mungesë, e cila për shumë subjekte mbetet kërcënim i falimentit.

Emigrimi i vazhdueshëm i fuqisë punëtore drejt Bashkimit Europian ka shkaktuar një rritje të konsiderueshme të nevojës për fuqi punëtore, duke i bërë ndërmarrjet vendase që të mos e kenë më prioritet aftësimin e tyre.