
Peshëngritësja shqiptare infektohet me Covid, lë garën e “Oran 2022”
Delegacioni shqiptar ‘humb’ një garuese në lojërat mesdhetare të cilat po zhvillohen në Algjeri.
Mësohet se peshëngritësja Evangjeli Veli ka rezultuar e infektuar me Covid 19 dhe për rrjedhojë ka qenë e detyruar që të braktisë eventin.
Lajmin e ka dhënë vetë peshëngritësja përmes një postimi në rrjetet sociale.
Evangjeli Veli ishte përgatitur për “Oran 2022”, ku pretendonte të merrte medalje, por në bazë të protokollit shëndetësor do të qëndrojë në izolim.
*Tibo News.