AlbanianEnglish

Pesë sfidat e Joe Biden në Evropë

Presidenti amerikan Joe Biden do të takohet këtë të enjte me liderët dhe aleatët evropianë, në sfondoin e një krize ndërkombëtare pa fund. Por cilat janë disa nga sfidat më të mëdha të Biden, me të cilat ai do të përballet gjatë këtij takimi?

1-Shfaqje uniteti

SHBA deri më tani ka lëvizur e vepruar në përputhje me aleatët e saj, veçanërisht në ditët e para të luftës kur nevoja për reagim urgjent hoqi disa pengesa tradicionale. Por ndërsa lufta zvarritet, potenciali për mosmarrëveshje do të rritet. Biden do të duhet të bindë aleatët e tij se forcimi i vendosmërisë së NATO-s nuk është një kusht i përkohshëm, por një normalitet i ri.

2-Kriza e refugjatëve

Polonia ka mbajtur pjesën më të madhe të refugjatëve ukrainas që ikin nga pushtimi rus. Hapja e kufijve të tij për miliona refugjatë ka vënë në presion të konsiderueshëm vendin dhe nëse nuk trajtohet me kompetencë, mund të çojë në trazira sociale dhe paqëndrueshmëri ekonomike. Sigurimi që vendi të mbetet një anëtar i besueshëm i NATO-s është një shqetësim urgjent i SHBA-ve.

3-Zgjidhjet ushtarake

Ndërsa SHBA-ja ka premtuar se do t’i sigurojë Ukrainës  pajisje më të avancuara të mbrojtjes ajrore me rreze të gjatë, është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Ka shqetësime për llojet e mbështetjes anti-ajrore që do të ndezin një përgjigje ruse kundër NATO-s dhe logjistikën e marrjes së armëve në duart e Ukrainës – asnjëra prej të cilave nuk mund të realizohet pa aleatët evropianë të SHBA-ve.

4-Një udhërrëfyes i sanksioneve

Sanksionet dërrmuese ndërkombëtare të udhëhequra nga SHBA dhe Evropa kanë bërë pak për të penguar Rusinë nga vazhdimi i sulmit të saj të plotë ndaj Ukrainës. Ndërsa aleatët perëndimorë këmbëngulin se ‘dhimbja’ e sanksioneve do të rritet me kalimin e kohës, ka një presion në rritje ndaj liderëve amerikanë dhe evropianë për të gjetur mënyra të reja për të ndëshkuar agresionin rus.

5-Çështja e Kinës

Amerika dhe Evropa do të duhet të bëjnë përpjekje të koordinuara për të bindur Kinën që të mbajë distancën nga Rusia dhe nëse është e mundur, të jetë më e zëshme në dënimin e saj. Kërcënimi i sanksioneve ndaj Kinës nëse do të ndihmonte hapur Rusinë tashmë po rëndon mbi ekonominë kineze.

Por mbështetja e fundit e Kinës për pjesëmarrjen ruse në samitin e ardhshëm ekonomik të G20 sugjeron se ‘mbushja e mendjes’ nuk do të jetë e lehtë.

*Artikulli i BBC, përkthyer dhe përshtatur në shqip nga Tibo News. 

You don't have permission to register